Kurset e kompjuterit

Qëndra e gjuhëve të huaja dhe kompjuterit “Flatrat e dijes”, ështe e autorizuar nga ECDL dhe IC3. Për më tepër informacion vizitoni faqet www.ecdl.al dhe www.certiport.com.

Ne ofrojme kurse per:

OFFICE SKILLS (Typing, Windows, Word, Excel & Outlook)

Mësoni si të shkruani me tastierën e kompjuterit dhe si të përdorni Windows XP bashkë me tre zbatime të tjera në MicrosoftOffice. Studentët do të mësojnë për desktop-in e Windows XP, si të përdorin menunë start, të krijojnë shortcut-e (ikona programesh në kompjuter), të hapin programe dhe të rregullojnë dritaret e programeve për t’ua përshtatur nevojave dhe shijeve të tyre. Kursi përfshin të gjitha tiparet themelore tëMicrosoft Word-it, Excel-it dhe Outlook-ut dhe, në fund të kursit, studentët do të jenë në gjendje të krijojnë dhe redaktojnë letrën e tyre të parë në mënyrë që të duket profesionale, të punojnë me tabela dhe formula në Excel, si dhe të dërgojnë e marrin e-mail në Outlook.

MICROSOFT WORD

Ky program u lejon kursantëve të demonstrojnë aftësitë e tyre në përdorimin e programeve të shkrimit të dokumenteve me bazë tekstin duke bërë të mundur kështu përmbushjen e çdo detyre që lidhet me krijimin, formatimin, modifikimin dhe ruajtjen e dokumenteve. 

MICROSOFT EXCEL

Ky program u kërkon kursantëve të paraqesin aftësitë e tyre në përdorimin e fletëve llogaritëse (spreadsheets) duke prodhuar tabela dhe grafikë të saktë dhe profesional. 

MICROSOFT ACCESS

Në këtë program kursantëve u duhet të demonstrojnë kuptimin e tyre në përdorimin e bazave të të dhënave.

MICROSOFT POWERPOINT

Ky program i lejon kursantët të demonstrojnë kompetencë në përdorimin e aplikimeve për prezantime.  

MICROSOFT PROJECT

Planifiko dhe ekzekuto një projekt nga vendi i punës apo shtëpia. Studentët do të mësojnë të përdorin MS Project-in, për të përgatitur një plan-projekti dhe për të vëzhguar ecurinë e tij. Kursi ndjek hapat e një projektuesi, për të përgatitur një plan-projekt. Pjesëmarrësit  duhet të dorëzojnë këtë plan projekt për shqyrtim. Instruktori hyn në dialog me secilin pjesëmarrës, duke i dhënë informacion dhe sugjerime sipas rastit. Objektivi është që ajo që mësohet të zbatohet në një projekt të vërtetë.

ADOBE PHOTOSHOP & COREL DRAW

Krijo grafikë magjepsës, me vizatime të vërteta apo ilustrime. Studentët do të mësojnë të përdorin një sërë mjetesh për të përzgjedhur pjesë shëmbëllimesh, t’i lëvizin ato, t’i dyfishojnë, dhe të ndryshojnë madhësinë e e tyre. Ata mësojnë të përdorin layers dhe layers effect-in, për të krijuar efekte të veçanta, përfshi dhe efektet e dritës dhe përbërjes së shëmbëllimit. Do të përdoret versioni i fundit i CorelDraw-s për të rritur sa më shumë produktivitetin dhe për të krijuar shpejt dhe lehtësisht grafika me cilësi të lartë, shëmbëllime të shkëlqyera, si dhe animacione dhe efekte të papërsëritshme.

AUTODESK AUTOCAD

Impresiono bashkëpunëtorët dhe klientët me prezantime grafikësh të gatshëm. Gjatë kursit studentët do të mësojnë si të instalojnë dhe konfigurojnë programin, elementet bazë të AutoCAD-it, të vizatimit 2D, dhe redaktimin e tipareve dhe teknikave.