Konservatori artistik jopublik “Flatrat e dijes” Fier:

Flatrat e Dijes

  • Konservatori artistik jopublik “Flatrat e dijes” u çel më 4 Shkurt 2008 si filial i “Helenic Conservatory” (me 46 filiale në Greqi, Qipro dhe Francë) dhe partner me konservatorin “Internacional” Vlorë.
  • Ofron edukim artistik në departamentin e muzikës, (në degët instrumente muzikore, kanto, kompozicion e dirigjim) dhe në departamentin e dansit (balet klasik, balet modern, balet popullor me baletmaestrin e njohur Arian Sukniqi).
  • Për piano dhe violinë, një herë në javë bëjnë mësim pedagog të Akademisë së Arteve Tiranë, Rudina Ciko dhe Bujar Sykja.
  • Provimet në fund të çdo viti bëhen nga pedagog të “Helenic Conservatory”.
  • Konsulent i konservatorit Mjeshtri Zhani Ciko.
  • Diplomimi nga “Helenic Conservatory”.

Nëse aspirata e arsimimit të fëmijëve tuaj ka qenë edhe muzika e arti këtë jua garanton konservatori artistik “Flatrat e dijes”

Konservatori artistik “Flatrat e dijes” është filial i “Helenic-Conservator”, i themeluar në vitin 1919, me 46 filiale në Francë, Greqi, Qipro dhe prej dy vjetësh edhe në Shqipëri, me partnerin tonë institucional, Konservatorin “Internacional” Vlorë.
Konservatori artistik “Flatrat e dijes”, ofron formim artistik me programe evropiane, në dy departamente:

  1. Në departamentin e muzikës, me degën instrument (pjano, violinë, kitarë, fizarmonikë, klarinet, flaut etj) dhe degët dirigjim, kompozicion e kanto.
  2. Në departamentin e dansit me degët kërcim-klasik, kërcim-modern dhe kërcim-karakteri popullor.

Formimi muzikor dhe aftësimi si balerin do të bëhet në katër nivele:

  1. Niveli fillestar – 2 vjet
  2. Niveli inferior – 3 vjet
  3. Niveli mesatar – 3 vjet
  4. Niveli i lartë – 4 vjet

Ky formim do të realizohet në mjediset moderne të konservatorit tonë si klasa instrumentesh, salla e baletit me parket dhe e veshur me pasqyra, videoprojektor, pjano, foni, sallë koncertesh etj.
Mësimi në departamentin e muzikës dhe dansit ofrohet për të gjitha moshat, duke filluar nga mosha 4 vjeç.
Proçesi muzikor do të organizohet e realizohet nga një staf drejtues e mësues të përbërë me specialistët më të mirë të fushës së artit ne rreth.
Një herë në javë organizohen mësime speciale me pedagogë të Akademisë së Arteve të Bukura dhe Shkollës së Baletit Tiranë, si dhe monitorime nga personalitete të artit shqiptar, si Mjeshtri i Madh Zhani Ciko, baletmaestri Arian Sukniqi dhe baletmaestri doktor-profesor Skënder Selimi, asistent – profesore – pjaniste Rudina Ciko e Kristina Laço, violinisti Bujar Sukja, etj.
Provimet (saxhiot) në fund të çdo viti mësimor organizohen e realizohen nga pedagogë të “Helenic – Conservator” me eksperiencë ndërkombëtare.
Për nxënësit e talentuar konservatori akordon bursa.
Me koncertetet jashtë shtetit përfitimi është i madh.
Në mbyllje të studimeve në Konservatorin artistik “Flatrat e dijes”, diplomimi bëhet nga “Helenic – Conservator” që drejtohet nga artisti i shquar grek, maestro Jorgo Aravidhis, e para diplomë në këtë fushë në vendin tonë, që njihet në gjithë evropën.