“Flatrat e dijes” Shkollë e standardeve europiane:

Flatrat e Dijes

Teknologjitë e reja të edukimit, tabelat interaktive multimediale janë e vetmja metodologji mësimdhënieje që siguron suksesin e të gjithë nxënësve.

Integrimi i procesit mësimor me teknologjitë e edukimit ka krijuar një mësimdhënie krejt të re, gjithëpërfshirëse, nxitëse e frymëzuese që siguron pjesëmarrjen masive të nxënësve në mësim.

E sotmja e nxënësve tanë, e drejta e tyre për një arsimim perëndimor, për një të ardhme më të mirë, janë e do të jenë përherë, gjërat më të shrenjta që “Flatrat e dijes” do të  zhvillojnë e mbrojnë me pasion.

GJIMNAZI YNË I SPECIALIZUAR PËR ÇDO ZGJEDHJE TUAJËN

  • Mësues me kompetenca të spikatura profesionale për zbatimin e kurrikulës së re, për integrimin e suksesshëm të saj me teknologjitë e edukimit.
  • Metodologji perëndimore në mësimdhënie, cilësi dhe sukses shkollor me të gjithë nxënësit.
  • Larmi ofertash kurrikulare ndaj nxënësve sipas interesave e dëshirave të tyre; sigurojmë gjithë të drejtat e nxënësve për të zgjedhur fushën e arsimimit dhe realizojmë të mësuarti nxitës e motivues për të gjithë.
  • Shanse të barabarta për të gjithë nxënësit, vëmendje e veçantë për vajzat dhe djemtë që kthehen nga emigracioni, për të siguruar një integrim të tyre me gjuhën dhe kulturën amtare sa më të shpejtë.
  • Klimë shkollore miqësore-komunikim, bashkëpunim dhe konfidencialitet midis nxënësve, mësuesve dhe drejtuesve.
  • Respektim i diversitetit kulturor, trajtim i barabartë, vlerësim për të gjithë nxënësit.
  • Mbështetje për plotësimin e nevojave mësimore për të gjithë nxënësit edhe pas mësimit.
  • Konsultime falas për të gjithë nxënësit për plotësimin e boshllëqeve ditore dhe përgatitjen për provimet e maturës shtetërore.
  • Këshillim i specializuar për karrierën e çdo nxënësi për fillim të mbarë të veprimtarisë shkollore dhe vijimin e të mësuarit në çdo nivel shkollimi.
  • Përgatisim qytetarë të aftë për mirëqenie vetiake, kontribuese për shoqërinë e për zhvillimet ekonomike e publie të vendit. U mësojmë demokracinë e vërtetë.

Puna për ZHVILLIMIN E INTELIGJENCAVE dhe PRIRJEVE të nxënësve, një nga polet më të fuqishëm të veprimtarisë mësimore të “Flatrave të dijes”

BALLAFAQIME TË SUKSESSHME lokale, kombëtare e ndërkombëtare e vende nderi në matematikë, shkencat e natyrës etj.

  • 2 MEDALJE NË OLIMPIADAT BOTËRORE
  • 22 PËRFAQËSIME NË OLIMPIADA NDËRKOMËTARE
  • 6 MEDALJE TË ARTA
  • 24 ÇMIME NË OLIMPIADA NË SHKALLË KOMËTARE
  • 94 VENDE NDERI NË SHKALLË QARKU

Me dhjetëra nxënës me certifikime ndërkombëtare në gjuhët e huaja e në kompjuter.
Me dhjetëra të tjerë përgatiten si pianistë, kitaristë, violinistë, fizarmonicistë e balerinë.
Të tjerë që zhvillojnë prirjet e tyre në artet figurative e aktrim, në profesionin e fotografit, të kameramanit etj.