"FLATRAT E DIJES" - SHKOLLA QË PROMOVON EDUKIMIN NË DISTANCË

Për një dekadë kemi investuar për teknologjitë e edukimit, duke qenë e para shkollë digjitale në Shqipëri.  Në këtë situatë hodhëm hapin tjetër të madh, këtë herë guxuam me edukimin në distancë për nxënësit nga klasa e parë në klasën e dymbëdhjetë.

Regjistrohu tani >>

Nëpërmjet platformave të sigurta të edukimit realizuam mësimin virtual në kohë reale, ku nxënësi e mësuesi ndërveprojnë e komunikojnë njëlloj si në një klasë tradicionale.

Nëpërmjet edukimit në distancë, ku nxënësit dhe mësuesit i bashkon ekrani i kompjuterit jemi në kushtet e një dite normale mësimi, mësuesi shpjegon, pyet, pret përgjigjen e nxënësit apo anasjelltas dhe komunikimi nxënës-mësues ndodh në kohë reale.
Aktualisht janë rreth 800 nxënës që përdorin këtë platform ku edhe kemi marrë falënderimet e tyre që, përveç mosndërprerjes së procesit, kemi mundur të falim besim, shpresë e shkëmbim njerëzor.

Çfarë ofrojmë ne? 

  • Mësues të përkushtuar e të palodhur me kompetenca të spikatura në mësimdhenie, me një përvojë shumëvjeçare në arsim, të cilët kanë aftësi për të përballuar me sukses mësimdhënien në distancë;
  • Mësuesi verifikon përvetësimin e njohurive nëpërmjet testeve, quizeve online dhe metodave të tjera ndërvepruese;
  • Mësimi online i regjistruar, ku nxënësi ka mundësi për ta riparë edhe më pas;
  • Krijim të klasave virtuale me numër të kufizuar nxënësish;
  • Program mësimor nga klasa e 1-12, sipas programit shtetëror;
  • Me një experiencë 20-vjeçare në arsimin parauniversitar, nxënësit tanë kanë arritur rezultatete të larta në provimet e Vanaf, provimet e lirimit dhe provimet e Maturës Shtetërore, duke u renditur ndër shkollat më të mira në Shqipëri.

Çfare nevojitet nga ju?

Një kompjuter me kufje dhe mikrofon, tablet, apo telefon celular me linjë interneti.

Shënim: Kjo metodë mësimdhënie online nuk ofron certifikat apo diplomë shkolle, është vetëm në suport për nxënësit nga klasa 1- 12.

Telefon: +355.0672081292

Regjistrohu tani >>