1.  Të mos jetë aspak fyes

  • Të jetë i çliruar nga fjalët, shprehje, qëndrime dhe veprime që bien ndesh me normat e pranuara bashkarisht.
  • Të mos fyejë askënd dhe asnjëherë nëpërmjet fjalëve, shprehjeve, tonit apo ideve përçmuese.
  • Në komunikimin e tij verbal ose joverbal të shprehë dhe të motivojë qëndrime që shprehin kulturë dhe respekt për bashkëbiseduesin dhe dëgjuesit.
  • Të zhvishet nga fraza e fjalë parazitare që shprehin apo burojnë nga gjendje emocionale negative.
  • T’i adresohen njeri-tjetrit sipas emërtimit që lidhet me pozicionin e secilit në shkollë si p.sh mësues……, drejtor……, administrator……, president……, etj.

2.  Duhet të respektojë individualitetin e gjithsecilit.

  • Të mos jetë diskriminues.
  • Të jetë i natyrshëm, i lirshëm, pa cënuar apo lënduar individin por duke e respektuar tërësisht dinjitetin e tij.
  • Të mos cënojë intimitetin e jetës dhe personalitetit të individit.

3.  Duhet të mos çoj në lindjen e konflikteve midis personave.

  • Të edukojë tolerancën dhe shprehitë e nevojshme të pjesmarrjes në një debat.
  • Të priret drejt shmangies së konflikteve midis individëve dhe kur këto lindin, të priren drejt zgjidhjes së drejtë të tyre.
  • Të zhvishet nga fraza, ide e qëndrime ironizuese, që cënojnë personalitetin e individit.

4.  Duhet të shërbejë për mirëkuptim, bashkëpunim dhe raporte të mira me njeri-tjetrin.

  • Të krijojmë gjendje emocionale pozitive.
  • Të kontribuojë për forcimin e mirëkuptimin dhe të miqësisë midis individëve pjesëmarrës.

5.  Duhet të jetë demokratik

  • Të mos jetë diktues, por bindës larg qëndrimeve autoritare.
  • Të mbartë e transmetojë vlera demokratike si humanizmi, tolerance, pritja për dialog, vetkontroll.
  • Të jetë i çlirët, i vërtetë, jo i shtirur

6.  Duhet të shprehë dhe përforcojë vetkontrollin e vetpërmbajtjen.

  • Të demostrojë dhe edukojë shprehitë e nevojshme për vetkontroll.
  • Të parandalojë, dhe kur shfaqen, të ndikojë në zbutjen e qëndrimeve emocionale negative.
  • Kjo aftësi duhet edukuar gradualisht te të gjithë nxënësit dhe duhet të karakterizojë drejtuesit dhe mësuesit e shkollës.