• Të ulet vazhdimisht , deri në minimizim, numri i nxënësve që nuk arrijnë të  plotësojnë kërkesat/standartet minimale të shkollës .
  • Të rritet ndjeshëm , nga viti në vit, në çdo klasë, numri i nxënësve që dëshmojnë  plotësim në nivele të larta kërkesat/standartet e shkolles .
  • Të rritet dukshëm, çdo vit, në çdo klasë, numri i nxënësve që  arrijnë të plotësojnë në nivelet më të larta të avancuara kërkesat/standartet e shkollës .
  • Puna me nxënësit e talentuar  të shndërrohet në një  pol të fuqishëm  të të gjithë punës së shkollave “Flatrat e dijes”.
  • Institucionet Arsimore Jopublike “Flatrat e dijes”, të shndërrohen gradualisht në  qendra trajnimi të përhershme për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave publike e jopublike të rrethit .
  • Institucionet Arsimore Jopublike “Flatrat e dijes”, të jenë  institucione të zbatimit të teknologjive të reja të edukimit .